Ndërlidhjet

Spanjë: Rasti i parë i Ebolës jashtë Afrikës


Një infermiere në Spanjë është infektuar me virusin Ebola, duke u bërë pacientja e parë për të cilën dihet se e ka këtë virus, jashtë zonës së përhapjes së saj, në Afrikën Perëndimore.

Kjo infermiere i kishte trajtuar dy misionarë spanjollë, që vdiqën nga Ebola, pasi ishin infektuar në Afrikën Perëndimore.

Ky rast e ilustron rrezikun me të cilin ballafaqohen punëtorët shëndetësorë, jo vetëm në klinikat me pajisje të dobëta në Afrikën Perëndimore, por edhe në qendra spitalore të sofistikuara në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG