Ndërlidhjet

Shkëmbim i zjarrit nga anijet e dy Koreve


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore thotë se patrullat detare jugkoreane kanë shkëmbyer zjarr me ato të Koresë Veriore, afër kufirit të tyre të kontestuar ujor.

Kjo ministri tha se anija e Koresë Veriore sot e ka shkelur kurifin ujor.

“Pala jonë e ka kthyer zjarrin kur anija patrulluese e Koresë Veriore ka hapur zjarr”, tha një zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Koresë Jugore.

Sipas tij, “nuk ka pasur dëme”.

Të dy vendet ende nuk e kanë nënshkruar një marrëveshje për paqe, pas luftës së tyre në periudhën 1950-53.

XS
SM
MD
LG