Ndërlidhjet

Japonezët e fituan Çmimin Nobel për fizikë


Pamje nga shpallja e fituesve të Çmimit Nobel për vitin 2014
Pamje nga shpallja e fituesve të Çmimit Nobel për vitin 2014

Komiteti i Nobelit për Fizikë ka njoftuar sot se Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2014, e kanë fituar tre shkencëtarë të lindur në Japoni, Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura.

Çmimi në vlerë prej 1.1 milion dollarësh, u është dhënë për punën e tyre në zhvillimin e energjisë së ulët - diodave të emetimit të dritës së kaltërt (shkurtimisht LED).

Ky komitet theksoi se shkencëtarët fiutues të Çmimit Nobel kanë ndihmuar në krijimin e burimeve të dritës, që janë efikase nga aspekti energjetik, të cilat mund të përdoren në pajisjet e jetës së përditshme, përfshirë edhe telefonat e mençur.

Komiteti i Nobelit tha se diodat emituese të kuqe dhe të gjelbra ishin në dispozicion për dekada, por zhvillimi i atyre të kaltëra ka bërë revolucion në këtë fushë.

XS
SM
MD
LG