Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh, 5 vetë të vrarë


Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara
Një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Së paku pesë militantë të dyshuar janë vrarë nga një sulm i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në një kompleks në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarët e sigurisë thanë se sulmi është bërë sot në rajonin fisnor, Vaziristani Jugor.

Nga sulmet e ngjashme para dy ditësh në këtë hapësirë janë vrarë së paku 10 militantë të dyshuar.

Ushtria e Pakistanit e ka filluar një ofensivë në muajin qershor, që synon pastrimin e rajonit të Vaziristanit nga talibanët pakistanezë dhe grupet e tjera kryengritëse, me përdorimin e sulmeve ajrore, artilerisë, mortajave dhe këmbësorisë.

Ushtria paksitaneze thotë se i ka vrarë më se 1 mijë militantë, ndërsa gjatë luftimeve janë vrarë edhe së paku 100 ushtarë. Por, këto shifra nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

Nga ana tjetër, autoritetet pakistaneze në kryeqytetin Islamabad në mënyrë rutinore protestojnë kundër sulmeve me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato e shkelin sovranitetin dhe janë kundërproduktive në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG