Ndërlidhjet

IS tërhiqet nga disa pozicione të Kobanit


Kobani
Kobani

Militantët e Shtetit Islamik (IS) janë tërhequr nga disa pozicione të tyre në qytetin sirian të Kobanit, pas sulmeve të intensifikuara ajrore nga Shtetet e Bashkuara.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se militantët vazhdojnë të luftojnë nga pjesët lindore dhe juglindore të Kobanit, porse janë tërhequr plotësisht nga ana perëndimore e qytetit.

Kobani ndodhet në kufi me Turqinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thirrur kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, për të diskutuar për ngurrimin e Ankarasë për t'u përfshirë në luftë kundër militantëve në Kobani.

XS
SM
MD
LG