Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga Ebola – 3,879 të vdekur


Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan dhe Keiji Fukuda, zëvendësdrejtor gjeneral i OBSH-së.
Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan dhe Keiji Fukuda, zëvendësdrejtor gjeneral i OBSH-së.

Numri i viktimave nga sëmundja vdekjeprurëse, Ebola është rritur nga 3.400 në 3,879, ka njoftuar të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Që do të thotë, ka vdekur gjysma e të infektuarve, që shënojnë 8,033 persona.

Sipas OBSH-së, nuk po vërehen veprime që e mbajnë Ebolën nën kontrollë.

Liberia dhe Sierra Leone, dy vendet më të goditura nga Ebola, vazhdojnë të kenë vetëm 21 dhe 26 përqind të shtretërve që u nevojiten për pacientët, ndërkohë që vendet fqinje kanë thënë se po përgatiten për të kontrolluar mos shpërndarjen e kësaj sëmundje, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

XS
SM
MD
LG