Ndërlidhjet

SHBA: Protesta për shkak të vrasjes së një zezaku


Pamje nga protestat e mëparshme në Ferguson
Pamje nga protestat e mëparshme në Ferguson

Të shtënat fatale të një polici, që nuk ishte në detyrë, ndaj një personi zezak në qytetin amerikan, Sent Luis, kanë shkaktuar demonstrata të ashpra.

Ky qytet ndodhet vetëm disa mila larg Fergusonit në Misuri, që është një vendbanim, ku më 9 gusht vrasja e një të riu zezak nga polici i bardhë, ka shkaktuar trazira, që ndonjëherë ishin edhe të dhunshme.

Policia e Sent Luisit tha se personi i dyshuar mbrëmë kishte hapur zjarr kundër oficerit të policisë pas ndjekjes dhe përleshjes, ndërsa është vrarë nga zjarri i kthyer.

Oficeri punonte për një kompani private të sigurimit, por ishte me uniformë të policisë së qytetit.

Policia tha se është gjetur një revole. Të afërmit e viktimës kanë thënë se personi i vrarë ishte i paarmatosur.

Afro 200 protestues morën pjesë në demonstratë në këtë qytet, që ka shkallë të ulët të krimit.

Një duzinë protestuesish kanë brohoritur kundër policisë, ndërsa disa i kanë goditur dy makina të policisë.

XS
SM
MD
LG