Ndërlidhjet

Gjuriq: Normalizimi me Prishtinën - në interes të Beogradit


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se Serbia po bënë çdo gjë që varet nga ajo sa i përketë çështjes së dinamikës së zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Është në interesin tonë t’i normalizojmë marrëdhëniet me institucionet në Prishtinë”, ka thënë Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë, dhe ka shtuar se “ajo që shkruan në raportin e progresit për Serbinë, ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe se ajo që në këtë dinamikë varet nga ne, ne e bëjmë”.

Ndryshimet kushtetuese që përmenden në raportin e progresit të Komisionit Evropan, të publikuar dje, sipas zotit Gjuriq, nuk janë të lidhura me Kosovën, por me çështje të tjera të integrimeve evropiane.

Megjithatë, ai ka theksuar se “është paraparë që në një moment ta miratojmë ligjin kushtetues, me të cilin do të definohet pozita e Kosovës në përbërje të Serbisë”, tha Gjuriq, duke shpjeguar se në një moment “duhet ta përfshijmë atë që në kuptimin politik jemi pajtuar, në sistemin tonë juridik, në mënyrë që të kemi siguri afatgjatë”.

Aktualisht, në Kushtetutën e Serbisë Kosova definohet si pjesë përbërëse e Serbisë.

Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, sipas faqes në Internet, Kosovothanskyou, është njohur nga 110 shtete shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe 23, prej 28 vendeve të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG