Ndërlidhjet

Pakistan: 21 të vdekur nga alkooli i prodhuar ilegalisht


Ilustrim
Ilustrim

Në qytetin pakistanez, Karaçi, 21 njerëz kanë vdekur nga konsumi i alkoolit të prodhuar ilegalisht.

Shumica e viktimave ishin myslimanë, që e kishin festuar Bajramin, raporton agjencia AFP.

“Prej natës së 7 tetorit, 21 vetë kanë vdekur pas konsumimit të alkoolit toksik”, tha mjekja në spitalin Jinnah në Karaçi, Seemi Jamali.

Mjekët janë duke zhvilluar përpjekje për shpëtimin e 22 personave të tjerë, që janë në gjendje serioze shëndetësore, pas pirjes së alkoolit, ka thënë mjekja Jamali, dhe ka shtuar se të gjithë ata janë pavetëdije.

Një shef i policisë lokale ka thënë se policia ka ndërmarrë bastisje në lokalet e prodhuesve ilegalë të alkoolit, duke i arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar pije alkoolike të kontrabanduara.

Megjithëq ekzistojnë edhe faabrika legale të alkoolit në Pakistan, shitja e alkoolit për myslimanët është e ndaluar me ligj dhe është e rregulluar në mënyrë strikte shitja për pjesëtarët e pakicave dhe personat e jashtëm.

XS
SM
MD
LG