Ndërlidhjet

Iranianët zihen duke futur qindra kg drogë në Gjermani


Ilustrim
Ilustrim

Policia gjermane ka treguar, sot, se ka gjetur 330 kilogramë heroinë, të fshehur në një kamion iranian, që po transportonte tranguj dhe hudhër në Gjermani.

Autoritetet, kanë njoftuar se vlera e heroinës, kap vlerën prej 50 milion euro, dhe vlerësohet si konfiskimi më i madh i drogës nga Gjermanët në dekada të fundit.

Kamioni përmbante më shumë heroinë se shuma e përgjithshme e konfiskuar nga policia në tërë Gjermaninë në vitin 2013.

Kamioniështë zënë më 22 shtator në qytetin e Essen, pasi që agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë BE-në, kanë zhvilluar një operacion të koordinuar ngushtë kundër grupeve të organizuara kriminale.

Në janar, po ashtu agjentë doganorë, kanë gjetur 45 kilogram heroinë në një kamion që po dërgonte qilima iranianë në Gjermani.

XS
SM
MD
LG