Ndërlidhjet

Vazhdon vrasja e policëve në Iran


Sistan Baluchestan, pjesa që ndan kufirin Afganistan - Pakistan
Sistan Baluchestan, pjesa që ndan kufirin Afganistan - Pakistan

Mediat iraniane, njoftojnë se disa policë, janë vrarë në sulmet në juglindje të vendit, në provincën Sistan-Baluchistan(vend ky që ndan kufirin e Pakistanit dhe Afganistanit).

Sipas mediave, sulmet më të fundit kanë ndodhur në mëngjesin e sotëm, ku një polic dhe shumë të tjerë janë lënduar, në momentin kur një makine me bombë ka shpërthyer në zonën Saravan.

Hedayatollah Mirmoradi, anëtar i parlamentit në Saravan, ka thënë se eksplozivi i vendosur në makinë, është akt i ‘banditëve’.

Ndryshe, në orët e vona të 8 tetorit, një grup i armatosur ka sulmuar një pjesë në Saravan, me çrast kanë vdekur tre policë.

Ende nuk dihen përgjegjësit e sulmit.

Separatistë, organizata kriminale, dhe kontrabandues të drogës, janë aktivë në provincën që ndan Pakistanin dhe Afganistanin.

XS
SM
MD
LG