Ndërlidhjet

Franca me më së shumti çmime Nobel për letërsi


Libri i shkrimtari francez Patrick Modiano, fitues i çmimit Nobel 2014 për letërsi.
Libri i shkrimtari francez Patrick Modiano, fitues i çmimit Nobel 2014 për letërsi.

Shkrimtari francez, Patrick Modiano, që morri çmimin Nobel 2014 për letërsi, nuk është i pari nga ky vend që shpërblehet me këtë çmim prestigjioz, dekadat e fundit.

Franca rënditet ndër të parat vende, me numrin më të madh të fituesve të çmimit Nobel për letërsi, nga viti 1980 deri 2014.

Prej atëherë, deri më tani tre francezë e kanë fituar këtë çmim. I pari ishte, Claude Simon që e morri në vitin 1985, pastaj ishte Jean-Marie Gustave Le Clezio që e morri në vitin 2008, dhe i fundit, Patrick Modiano 2014.

Të rralla janë vendet tjera, që tre shkrimtarë prej një vendi kanë marrë çmimin Nobel për letërsi nga një vend.

Prej vitit 1980 deri 2014, përve Francës, vetëm edhe Britania, ka marrë tri çmime të tilla, një në vitin, 1983 nga Ëilliam Golding, 2005 nga Harold Pinter dhe 2007 nga Doris Lessing.

Më pas, vendet tjera si Gjermania ajo ka marrë dy çmime të tilla, për këto 34 vite, pastaj Afrika Jugore ka marrë dy, Kina po ashtu dhe disa të tjera.

Ndryshe, kjo është një përmbledhje e listës që sot ka paraqitur Akademia Suedeze, me emrat e fituesve të çmimit Nobel për letërsi nga viti 1980 deri më 2014.

XS
SM
MD
LG