Ndërlidhjet

Shqetësimet e SHBA-së, për ndryshimet klimatike


Shtëpia e Bardhë, Uashington
Shtëpia e Bardhë, Uashington

Sekretari amerikan, John Kerry, ka thënë të enjtën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera duhet të ballafaqohet me kërcënimet e ndryshimeve klimatike, para se të mos bëhet vonë.

Kerry, ka thënë se ndryshimet klimatike, tashmë po e ndryshojnë botën, nga mungesa e ushqimit deri tek rritja e temperaturave që dërgon tek rritja e nivelit të detit.

Por këto ndryshime sjellin edhe potencialin e miliona vendeve të reja të punës, për të zhvilluar industrinë e energjisë së riëprtërisshme, por me kusht që SHBA dhe pjesa e tjetër e botës, vepron tani.

“Ende e kemi dritaren hapur për të bërë ndryshime, por dritarja është duke u mbyllur shpejtë”, ka thanë Kerry, sipas të cilit, ‘ky nuk është kërcënim, por fakt’.

Sipas tij, kjo është një luftë që duhet fituar, për sigurinë e të ardhmes së botës.

XS
SM
MD
LG