Ndërlidhjet

Takohën liderët e ish Bashkimit Sovjetik


Pjesëmarrës të CIS
Pjesëmarrës të CIS

Një takim mes krerëve të vendeve të dala nga ish Bashkimi Sovjetik, (CIS) do të mbahet sot më 10 tetor në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë në këtë takim, i cili po zhvillohet në kohën kur tensionet mes Kievit dhe Moskës mbi agresionin rus në Ukrainë, janë të larta.

Në Maj, Ukraina ka shpalosur planin e saj, për tu larguar nga struktura CIS, që dominohet nga rusia.

Rusia, ilegalisth në muajin mars ka aneksuar Krimen në Ukrainë. Ajo është akuzuar për pjesëmarrje në konfliktin në lindje të Ukrainës dhe për dërgimin e trupave dhe mjeteve për të ndihmuar separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG