Ndërlidhjet

I vdekuri në Çeki, nuk e kishte Ebolën


Ilustrim
Ilustrim

Personi i cili vdiq në Çeki, njoftohet se nuk ishte i infektuar me Ebola.

I ndjeri 59 vjeç, ka shqetësuar autoritetet e vendit, për shkak dyshimeve se ka pasur Ebolën, pasi që kishte të njëjtat simptoma dhe kishte ardhur nga një udhëtim prej Liberisë (ku sëmundja është shumë e përhapur)

Por, sot, gazeta çeke, ‘Mlada Fronta Dnes’, ka shkruar për arritjen e rezultateve nga laboratori në Gjermani, të cilat kanë vërtetuar se çeku nuk e kishte Ebolën.

Nga sëmundja Ebola, deri tani kanë vdekur afërsisht 4,000 persona, shumica në Afrikën Perënëdimore.

Frika për shpërndarjen e kësaj sëmundjeje, ka alarmuar vendet e botës, në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Spanjën, pasi që në këto vende kanë vdekur persona të infektuar me Ebola, që kishin ardhur nga Afrika Perëndimore.

XS
SM
MD
LG