Ndërlidhjet

BE: Sfida në marrëveshjen për ndryshime klimatike


Pamje nga Brukseli para festave të fundvitit më 2012
Pamje nga Brukseli para festave të fundvitit më 2012

Liderët e Bashkimit Evropian ballafaqohen me negociata të vështira për të arritur pajtueshmëri për caqet e paketës së ndryshimeve klimatike deri në vitin 2030, në samitin që mbahet në fund të këtij muaji. Burimet të ndryshme thonë se Polonia, e cila varet nga thëngjilli, i udhëheq kundërshtimet, raporton AFP nga Brukseli.

BE-ja ka thënë se dëshiron ta ketë një marrëveshje për synimet, që do të jenë ndër më të ashprat në botë, para samitit në Paris në vitin 2015, në të cilin pritet të miratohet Marrëveshja e re globale për ndryshimet klimatike, e sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara.

“Këshilli Evropian do të pajtohet për kornizën e politikës klimatike dhe të energjisë deri në vitin 20130, për Bashkimin Evropian”, thuhet në propozim-dokumentin e përgatitur për shefat e shteteve dhe të qeverive të 28 vendeve anëtare të BE-së.

Por, burime të ndryshme kanë thënë se “do të jetë ekstremisht vështirë, meqë secili vend thotë se situata e tij është speciale”.

Kryeministrja e re e Polonisë, Ewa Kopacz, ka thënë më herët këtë muaj se Polonia, që varet nga thëngjilli, nuk e përjashton mundësinë e dhënies së vetos në shkurtimet më të mëdha të emetimit të gazit të karbonit.

XS
SM
MD
LG