Ndërlidhjet

Kobani rrezikon fatin e Srebrenicës


Kobani
Kobani

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka paralajmëruar se qyteti i rrethuar i Kobanit në Siri mund të pësojë fatin e njëjtë si Srebrenica.

Rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe në këtë qytet, në vitin 1995.

De Mistura ka thënë se nëse Kobani bie në duart e militantëve të Shtetit Islamik, popullata e mbetur atje mund të masakrohet.

Raportohet se grupi xhihadist kontrollon së paku 40 për qind të Kobanit, qytet i banuar me shumicë kurde, i cili ndodhet pranë kufirit me Turqinë.

Mbi Ankaranë është shtuar presioni si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë, për të ndërhyrë në Kobani.

XS
SM
MD
LG