Ndërlidhjet

Nuk ka Ebola në Maqedoni


Shkup
Shkup

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka kumtuar se rezultatet e analizave nga Gjermania konfirmojnë se shtetasi britanik nuk vdekur nga virusi Ebola, siç dyshohej nga institucionet shëndetësore.

Pas rezultateve negative, të gjithë 25 klienëtët e hotelit të izoluar në Shkup, ku ka qëndruar britaniku, janë lënë të lirë.

Të enjten, Kolin Xhefri, 57 vjeç, ishte shtruar në klinikën infektive në Shkup në gjendje të rëndë dhe me simptome të ngjashme me virusin Ebola, si: temperaturë të lartë, vjellje dhe gjakderdhje të brendshme.

Ai vetëm një orë pas shtrimit në spital ka ndërruar jetë, por tani dyshohet se shkak për vdekjen e tij mund të ketë qenë gjendja e tij e alkoolizuar.

XS
SM
MD
LG