Ndërlidhjet

Kurdët kërcënojnë me kryengritje të re në Turqi


Kobani, Siri
Kobani, Siri

Një militant i lartë kurd ka kërcënuar Turqinë me revoltë të re të kurdëve, nëse ajo vazhdon me politikën e mosndërhyrjes në betejën për qytetin sirian të Kobanit.

Forcat kurde janë duke luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik në Kobani, i cili ndodhet pranë kufirit me Turqinë.

Turqia refuzon të hapë kufirin e saj për të lejuar kalimin e armëve dhe të luftëtarëve vullnetarë në Kobani.

Ankaraja ka miratuar një mocion për operacione ushtarake në Siri dhe Irak, por deri më tash nuk i është bashkuar koalicionit kundër Shtetit Islamik dhe nuk ka përdorur forcën për të mbrojtur Kobanin.

“E kemi paralajmëruar Turqinë. Nëse vazhdon në këtë rrugë, ne do të nisim luftën për të mbrojtur njerëzit tanë”, ka thënë Cemil Bayik, anëtar themelues i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

“Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (partia qeverisëse në Turqi) është përgjegjëse për atë që po ndodh aktualisht në Kobani”, ka shtuar ai.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka zhvilluar një kryengritje 30-vjeçare për më shumë autonomi në juglindje të Turqisë.

XS
SM
MD
LG