Ndërlidhjet

Hagel: Situatë e rrezikshme në Kobani


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Situata në Kobani të Sirisë mbetet e rrezikshme, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Militantët e Shtetit Islamik kanë bërë avancime të mëdha në këtë qytet, pavarësisht rezistencës së banorëve kurdë.

Hagel ka thënë se sulmet ajrore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar përparim kundrejt militantëve, porse ata ende kontrollojnë zonat në periferi të qytetit.

Lufta kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak do të jetë përpjekje afatgjate, ka thënë Hagel, gjatë një vizite në Kili.

Së paku 550 njerëz thuhet se kanë humbur jetën gjatë një muaji luftime në Kobani, qytetin që ndodhet pranë kufirit me Turqinë.

XS
SM
MD
LG