Ndërlidhjet

Ban “trembet” nga masakra në Kobani


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që “të bëjnë përpjekje për të parandaluar masakrën e civilëve” në qytetin Kobani të Sirisë nga militantët e Shtetit Islamik.

“Shpreh shqetësim të madh për situatën në Kobani. Me sulmet e përditshme të Shtetit Islamik, mijëra jetë janë në rrezik”, ka thënë Ban për gazetarët në Kajro.

Të premten, i dërguari i OKB-së për Sirinë, Steffan De Mistura, ka paralajmëruar se civilët “mund të masakrohen” nëse Kobani bie në duart e xhihadistëve.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Turqisë, në kufi të së cilës ndodhet Kobani, që të ndërmarrë masa për mbrojtjen e popullatës atje.

XS
SM
MD
LG