Ndërlidhjet

Kina s’ndërron mendje për Hong Kongun


Protestat në Hong Kong
Protestat në Hong Kong

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, CY Leung, ka thënë se Kina nuk do të ndryshojë mendjen për formatin e zgjedhjeve më 2017, pavarësisht protestave që zgjasin me javë.

Ai ka thënë se protestat kanë dalë jashtë kontrollit dhe nuk e ka përjashtur mundësinë e përdorimit të forcës për t’iu dhënë fund atyre.

Protestat pro demokracisë kanë sjellë mijëra njerëz në rrugë, duke paralizuar disa pjesë të Hong Kongut.

Kina ka lejuar zgjedhjet direkte në Hong Kong më 2017, por thotë se do të krijojë ajo listën e kandidatëve që do të marrin pjesë.

Protestuesit duan demokraci të plotë.

XS
SM
MD
LG