Ndërlidhjet

Qindra miliona dollarë për rindërtimin e Gazës


Gaza
Gaza

Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar me qindra miliona dollarë për të ndihmuar rindërtimin e Gazës.

Konferenca e donatorëve është mbajtur në Kajro.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të japin 212 milionë dollarë, ndërsa Katari ka premtuar 1 miliard $; 32 milionë do të vijnë edhe nga Britania.

Autoriteti Palestinez ka kërkuar 4 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës, pas konfliktit 50 ditësh midis Izraelit dhe Hamasit.

Së paku 100,000 njerëz në Gaza kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë luftës dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës së territorit është dëmtuar.

Konflikti, i cili ka përfunduar më 26 gusht, ka vrarë mbi 2,100 palestinezë, shumica nga ta civilë, si dhe 67 ushtarë dhe gjashtë civilë në Izrael.

XS
SM
MD
LG