Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë një konvoj ndërkombëtar në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet afgane, kanë bërë të ditur se ,sot, një sulm vetëvrasës me makinë me bombë, ka goditur një konvoj të Forcave Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë të udhëhequra nga NATO, në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Por, zëdhënësi i këtyre forcava ka njoftuar, se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima të stafit të kësaj force.

Por, sipas zëvendësministrit të Brendshëm, nga ky sulm ka vdekur një civilë dhe janë lënduar tre të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në rrugën Jalalabad, ku është e vendosur një bazë ushtarake amerikane dhe një kompleks i strehimit të Kombeve të Bashkuara OKB.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Muxhahid ka marrë përgjegjësinë e sulmit, dhe me një postim të tij në Twitter, ai ka thënë se objektivi ishte një konvoj i huaj ushtarak.

XS
SM
MD
LG