Ndërlidhjet

Kirgistani, me ligj kundër mbrojtësve të homoseksualëve


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dënuar Kirgistanin i cili po planifikon që të miratojë një ligj përmes të cilit ndalohet ‘propaganda homoseksualëve’, duke thënë se një ligj i tillë diskriminon dhe lëndon gjithë shoqërinë e ndishme të Azisë Qendrore.

Javën e kaluar, parlamenti i Kirgistanit ka filluar debatin, për të propozuar nxjerrjen e nëj ligji, përmes së cilit do të dënohen ata që bëjnë propagandë mbi jetën e homoseksualëve, dhe ata që i popullarizojnë marrëdhëniet mes gjinisë së njëjtë.

Ligji i ri, propozon që të gjithë ata që promovojnë të drejtat e homoskelsualëve, dhe e paraqesin si pozitieve marrëdhënien mes gjinisë së njëjtë, të gjobiten ose dënohen me burg.

Për këtë çështje ka reaguar, ambasada amerikane në Kirgistan.

“Askush nuk duhet të hesht për atë që është, dhe për atë që dashuron. Ligjet që diskriminojnë një grup, kërcënojnë të drejtat fundamentale të njerëzve’, thuhet në realgimin e ambasadës amerikane në Kirgistan.

XS
SM
MD
LG