Ndërlidhjet

Sulmi i NATO-s “vret civilë afganë”


Afganistan
Afganistan

Një zyrtar i lartë në lindje të Afganistanit ka thënë se sulmet ajrore të NATO-s kanë vrarë shtatë civilë, edhe pse zyrtarët e Aleancës dhe të Shteteve të Bashkura kanë thënë se viktimat janë militantë.

Zëvendësi i guvernatorit të provincës Paktia, Abdul Wali Sahi, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se trupat e shtatë banorëve janë sjellë në kryeqytetin e provincës, Gardez.

Ai ka cituar fshatarët të kenë thënë se viktimat kanë qenë duke mbushur ujë kur janë qëlluar.

Sahi po ashtu ka thënë se aeroplanët e NATO-s kanë kryer sulmin “pa u koordinuar me zyrtarët afganë”.

Forca Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan ka thënë se sulmi në Paktia nuk ka shkaktuar viktima civile.

XS
SM
MD
LG