Ndërlidhjet

Obama diskuton me qeverinë përgjigjen ndaj Ebolës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë sot zyrtarët e Qeverisë amerikane për të diskutuar përgjigjen ndaj rastit me Ebola në Dallas të Teksasit.

Në takim do të shqyrtohet edhe gatishmëria e infrastrukturës kombëtare për t’u përballur me virusin vdekjeprurës, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Të dielën, Departamenti i Shëndetësisë në Teksas ka konfirmuar se një punëtore shëndetësore ka rezultuar pozitive ndaj Ebolës.

Ajo ka trajtuar viktimën e parë nga ky virus në SHBA, Thomas Duncan, i cili ka marrë virusin në Liberi dhe ka vdekur javën e kaluar në Teksas.

Infermierja është personi i parë në Shtetet e Bashkuara që merr virusin Ebola, por që nuk ka vizituar Afrikën perëndimore.

XS
SM
MD
LG