Ndërlidhjet

Khamenei: SHBA dhe Britania krijuan IS-in


Ajatollah Ali Khamenei
Ajatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për krijimin e grupit militant Shteti Isalmik (IS), me qëllim thellimin e përçarjeve midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.

Khamenei ka thënë se Uashingtoni dhe “qeveria e ligë britanike” kanë krijuar edhe Shtetin Islamik, edhe Al Kaidën, “për të shkaktuar ndarje dhe luftë kundër Republikës Islamike”.

Por, sipas tij, “grupet militante janë kthyer tani kundër tyre”.

Khamenei po ashtu ka thënë se përpjekjet e Uashingtonit dhe të aleatëve të tij kundër militantëve nuk janë të vërteta.

Edhe Irani, edhe SHBA-ja kundërshtojnë grupin militant, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të territoreve në Irak dhe Siri.

SHBA-ja është duke udhëhequr një fushatë të sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik.

Khamenei ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran dhe është udhëheqësi i lartë i vendit qysh në vitin 1989.

XS
SM
MD
LG