Ndërlidhjet

SHBA: Obama bisedon me liderët e 20 vendeve lidhur me IS-in


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takohet sot më vonë gjatë ditës, me liderët e afro 20 vendeve për të diskutuar për strategjinë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ky takim njëditësh do të kryesohet nga Shefi i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Martin Dempsey, dhe mbahet në bazën ajrore Andrews afër Uashingtonit.

Ky takim po bëhet për shkak të presionit ndaj koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Baashkuara, për ta ndalur avancimin e grupit militant, Shteti Islamik, i cili gjatë ditës së djeshme ka realizuar depërtime në provincën perëndimore, Anbar, në Irak dhe në qytetin e rrethuar sirian, Kobani, në kufirin me Turqinë.

Pritet që në takim do të jetë e përfaqësuar edhe Turqia.

Në takim, po ashtu, do të marrin pjesë liderët e vendeve arabe, që i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në ndërmarrjen e sulmeve ajrore kundër militantëvve të Shtetit Islamik në Siri, përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG