Protestuesit sot janë përleshur me policinë afër Parlamentit të Ukrainës në Kiev, gjatë një demonstrate të ashër, nga e cila është ndërprerë seanca e ditës.
Disa nga protestuesit janë përpjekur të depërtojnë në parlament.
Protestuesit kanë kërkuar që parlamenti në agjendën e vet ta përfshijë propozim legjislacionin për grupet kundërthënëse të rezistencës gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Protestuesit kërkojnë që pjesëtarët e grupeve të dikurshme, Organizata e Nacionalistëve të Ukrainës dhe Armata Kryengritëse e Ukrainës, të njihen si heronjë kombëtarë.
Agjencia e lajmeve e Ukrainës, UNIAN, ka raportuar se disa protestues ishin të pajisur me shkopinjë, ndërsa ishin hedhur fishekzjarre në ndërtesën e parlamentit dhe kundër policëve, që ishin të pranishëm.