Ndërlidhjet

Putini dhe Poroshenko biseduan për ripërtritjen e paqes


Vladimir Putin (majtas) dhe Petro Poroshenko
Vladimir Putin (majtas) dhe Petro Poroshenko

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë diskutuar për masat e mundshme për ripërtritjen e paqes në Ukrainë.

Në njoftimin e Kremlinit, mëtutje theksohet se të dy palët janë pajtuar për të diskutuar për furnizim me gaz gjatë një samiti në Milano, nesër dhe pasnesër.

Shkurtimet e furnizimit me gaz për Ukrainën, nga ana e kompainsë ruse, Gazprom, ishin bërë në muajin qershor, pasi Kievi nuk i kishte paguar borxhet e mëparshme.

XS
SM
MD
LG