Ndërlidhjet

Rusia: Marrëdhëniet e mira me SHBA-në, të pamundura.


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev gjatë intervistës dhënë për televizionin amerikan CNBS.
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev gjatë intervistës dhënë për televizionin amerikan CNBS.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë për një televizion amerikan, se ‘rregullimi’ i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i ‘pamundshëm’, përderisa sanksionet ndaj Rusisë vazhdojnë të zbatohen.

“Sigurisht që jo. Është e pamundur”, është shprehur Medvedev, kur është pyetur gjatë intervistës dhënë për CNBC, nëse marrëdhëniet ruse me SHBA-në, do të mund të rregullohen, derisa vazhdojnë sanksionet.

Në një deklaratë lëshuar nga qeveria ruse, sot, Medvedev ka thënë se sanksionet e SHBA-së ndaj tyre janë ‘destruktive’.

SHBA, ka zbatuar disa raunde të sanksione ndaj Rusisë, duke e dënuar atë për përfshirje në konfliktin në lindje të Ukrainës, për aneksimin e Krimesë në mars dhe për dërgimin e trupave të saj dhe mjeteve për të ndihmuar separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG