Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusia po përpiqet të aneksojë Abkhazinë


Abkhazia (Gjeorgji) pamje e Sukhum, kryeqytetit të shkëputur të Republikës Abhazisë
Abkhazia (Gjeorgji) pamje e Sukhum, kryeqytetit të shkëputur të Republikës Abhazisë

Zyrtarët në Tbilisi, (kryeqytet gjeorgjian) kanë shprehur shqetësim e tyre lidhur me një propozim nga ana e Kremlinit për të krijuar një forcë të armatosur të përbashkët të Rusisë dhe rajonit separatist të Abkhazisë së Gjeorgjisë.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë, përmes një deklarate lëshuar, sot, i ka bërë me dije Moskës që të mos nënshkruajë traktat të aleancës Rusi-Abkhazi, për të cilin plan kanë njoftuar disa media në Abkhazi më 13 tetor.

Më 14 tetor, kryetari i komisionit për politika të jashme në parlamentin e Gjergjisë, Tedo Japaridze, ka thënë se një traktat i tillë, ‘flet direkt për aneksimin e Abkhazisë nga ana e Rusisë’.

Ai ka shtuar, se Tbilisi, nuk duhet të marrë pjesë në takimin informal me Moskën, planifikuar të mbahet në Pragë këtë javë.

I dërguari i posaçëm i Kryeministrit gjeorgjian për marrëdhëniet me Rusinë, Zurab Abashidze, është nisur për në Pragë , ku do të takojë zëvendësministrin e jashtëm rus Grigory Karasin, për të vazhduar dialogun që është ka filluar në fund të vitit 2012.

Abashidze, ka thënë se kjo çështje do të diskutohet gjatë bisedimeve në Pragë.

XS
SM
MD
LG