UEFA, organi i futbollit evropian, ka njoftuar se do të vendos rreth incidentit të ndeshjes Shqipëri – Serbi, pas disa ditësh, pasi që të shqyrtojë ankesat nga të dyja skuadrat.
Ballafaqimi në Beograd u ndërpre pas 42 minutash lojë, kur tifozët serbë hynë në fushën e stadiumit të Partizanit për t’i sumluar fizikisht futbollistët shqiptarë.
Kjo ndodhi pasi një fluturakë e dirigjuar solli flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi stadium.
Ndërsa, Sepp Blatter, presidenti i FIFA-s, ka postuar në Twitter, duke thënë se : “futbolli kurrë nuk duhet të përdoret për mesazhe politike. Dënoj ashpër atë që ndodhi në Beograd”.
Në anën tjetër, zyrtarët serb, kanë akuzuar shqiptarët se kanë provokuar me fluturaken e dirigjuar që solli flamurin e Shipërisë së Madhe.
Autoritetet serbe kanë thënë, sot, se ata do të fillojnë një hetim për të gjetur shkaktarët që sipas tyre ‘provokuan’ lojën duke e sjellur flamurin.
Ndryshe, lojtarët e Ekipit Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë, janë mirëpritur si heronjë në vendin e tyre, pas ndeshjes në Beograd për kualifilim të Kampionatit Evropian.
Mijëra tifozë, kanë mirëpritur ata në Shqipëri, pasi që kanë ateruar në aeroportin ‘Nëna Terezë’, në Tiranë.