Ndërlidhjet

Vuçiq: Tifozët shqiptarë kanë mbajtur shalle të UÇK-së


Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq.
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot para gazetarëve në Serbi, lidhur me incidentin që ndodhi në ndeshjen e Kombëtarës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.

Ai ka thënë se ditën kur do të mbahej ndeshja (të martën), kishte paralajmëruar vendin, për provokimet që sipas tij mund t’i bëjnë shqiptarët.

“I kam pralajmëruar rreth 5 herë, dikur rreth orës 18:00 -18:50, për skenarët e mundshëm politik dhe të provokimeve të tjera që mund të vijnë nga personeli zyrtar i Shqipërisë. Çdo individ shqiptarw prezent në staduim kanë qenë zyrtarë. Disa prej tyre, nuk do ta besoni por kanë pasur shalle të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte e qartë se ata kishin ardhur me plan për të provokuar situatën”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq është pyetur nga gazetarët serb, nëse incidenti ka pasur lidhje me vizitën e Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, që do të zhvillohet më 16 tetor.

“Nuk e përjashtoj si mundësi edhe këtë”, është përgjigjur kryeministri serb.

Ndryshe, ballafaqimi në Beograd u ndërpre pas 42 minutash lojë, kur tifozët serbë hynë në fushën e stadiumit të Partizanit për t’i sumluar fizikisht futbollistët shqiptarë.

Kjo ndodhi pasi një fluturakë e dirigjuar solli flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi stadium.

XS
SM
MD
LG