Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e Lejla Junus


Lejla Junus, aktivistje e të Drejtave të Njeriut në Azerbejxhan.
Lejla Junus, aktivistje e të Drejtave të Njeriut në Azerbejxhan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë alarmuar nga fakti që Azerbejxhani ka vazhduar paraburgimin e Lejla Junus, aktivistës së të drejtave të njeriut.

Departamenti i Shtetit amerikan, po ashtu ka ngritur shqetësimin se Junus nuk ka përkujdesje shëndetësore, pavarësisht gjendjës së saj të përkeqësuar.

Në një deklaratë, zëdhënësi Jen Psaki u ka kërkuar autoriteteve në Baku, që të lirojnë aktivistën Junus, dhe menjëherë të fillon trajtimi mjekësor ndaj saj, dhe burrit Arif.

Lejla Junus , 57 vjeçare, një aktiviste dhe kritike e lartë e Azerbejxhanit për shkeljet e të drejtave të njeriut, është arrestuar më 30 qershor. Ajo është akuzuar për tradhti, aktivitete ilegale biznesore, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Edhe burri i saj, Arif Junus, 59 vjeç, po ashtu është i akuzuar për tradhti, mashtrim dhe të njëjtën ditë me gruan e tij është burgosur.

Junus, është udhëheqëse dhe themeluese e Institutit për Paqe dhe Demokraci në Baku (institut i paregjistruar), aktivitetet e së cilës përfshijnë të drejtat e njeriut duke bashkëpunuar me diplomacinë armene.

XS
SM
MD
LG