Ndërlidhjet

Obama dhe Poroshenko flasin për mbrojtjen e kufirit ukrainas


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe ai amerikan, Barack Obama
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe ai amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, kanë diskutuar lidhur me një kontrollim më të mirë të kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës lindore.

Të dy udhëheqësit shtetëror, kanë biseduar më 15 tetor, përmes telefonit.

Shtëpia e Bardhë, ka lajmëruar se Presidentët kanë diskutuar për përmbajtjen e marrëveshjes së armëpushimit, që është arritur muajin e kaluar në Minsk.

Kjo marrëveshje që kërkon armëpushim mes Qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, nuk është duke u zbatuar.

Obama dhe Poroshenko, ndër tjerash kanë diskutuar edhe për energjinë, reformat politike, dhe ekonominë e Ukrainës.

Presidenti amerikan, ka vlerësuar dhe përshëndetur vendimin e parlamentit ukrainas që ka miratuar ligjin për të luftuar korrupsionin.

Ndryshe, biseda mes tyre është bërë, kohën kur Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë takim me udhëheqësit Perëndimor për krizën në Ukrainë.

Rusia është sanksionuar nga SHBA dhe Evropa, për rolin e saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG