Ndërlidhjet

Putin, kujton botës armët bërthamore ruse


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin i ka lavdëruar ‘shokët serbë’ të Moskës si dhe ka kritikuar Perëndimin për vërejtjet e tyre të botuara përpara vizitës së tij, që do ta ketë sot në Beograd.

Duke kritikuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mbi Rusinë, për shkak përfshirjës ruse në konfliktin në Ukrainë, Putin i ka thënë të përditshmes serbe ‘Politika’ se izolimi i Rusisë është ‘absurd, dhe qëllim iluzor”, dhe se përpjekjet për të bërë këtë mund të dëmtojnë rëndë ekonominë e Evropës.

Duke vu në kujtesë fuqitë bërthamore të Rusisë, Putin tha: "Ne shpresojmë se partnerët tanë do të kuptojnë kotësinë e përpjekjeve për të shantazhuar Rusinë dhe të kujtojnë se çfarë mund të sjellë përçarja mes fuqive të mëdha bërthamore për stabilitetin strategjik."

Putin do të marrë sot pjesë në një paradë ushtarake në Bepgrad, që shënon përvjetorin e çlirimit të saj nga nazistët në vitin 1944, festë kjo që Serbia pop o e zhvillon katër ditë më herët, për të iu përshtatur orarit të Putinit.

“Shtatëdhjetë vjet më parë, popujt tanë së bashku kanë grimcuar ideologjitë kriminale që kërcënonjnë qytetërimin," ka thënë Putin.

Duke iu referuar Shteteve të Bashkuara, ai tha : "është e rëndësishme që sot njerëzit në vende të ndryshme, në kontinente të ndryshme të mbajnë mend se çfarë pasoja të tmerrshme të sigurisë mund të sjellë eksepsionalizmi".

XS
SM
MD
LG