Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze vret 21 militantë


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Pakistanit ka thënë se ka vrarë së paku 21 militantë në sulmet ajrore në veriperëndim të vendit.

Ushtria ka thënë se sulmet kanë ndodhur në Luginën Tirah, një zonë e trazuar fisnore pranë kufirit me Afganistanin. Ajo ka thënë se ka shkatërruar pesë “streha” të militantëve.

Pakistani është duke luftuar militantët islamikë qysh në vitin 2004.

Në qershor, ushtria ka nisur një ofensivë në rajonin e Vaziristanit Verior, i cili është bazë e talibanëve pakistanezë.

XS
SM
MD
LG