Ndërlidhjet

Zgjidhen katër anëtare të përkohshme të KS-së


Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Angola, Malajzia, Zelanda e Re dhe Venezuela janë zgjedhur anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Për ulësen e pestë, ndërkaq, Turqia dhe Spanja do të përballen në një raund të ri të votimit.

Katër vendet kanë fituar dy të tretat e votave gjatë zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare, pesë prej të cilave – Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe SHBA – janë të përhershme.

Dhjetë anëtarët jo të përhershëm zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me një mandat dyvjeçar.

Këtu procedohet në mënyrë të tillë që çdo vit të zgjidhen pesë anëtarë jo të përhershëm, me qëllim që përbërja e Këshillit të Sigurimit të ndryshojë çdo vit.

XS
SM
MD
LG