Ndërlidhjet

Turqia nuk arrin t’i bashkohet KS-së


Ilustrim
Ilustrim

Venezuela, Zelanda e Re, Spanja, Angola dhe Malajzia janë zgjedhur anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që Turqia ka dështuar në përpjekjet e saj për t’iu bashkar këtij mekanizmi.

As Turqia, as Spanja nuk kanë marrë vota të mjaftueshme në dy rrethet e para të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare, pesë prej të cilave – Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe SHBA – janë të përhershme.

Dhjetë anëtarët jo të përhershëm zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me një mandat dyvjeçar.

Këtu procedohet në mënyrë të tillë që çdo vit të zgjidhen pesë anëtarë jo të përhershëm, me qëllim që përbërja e Këshillit të Sigurimit të ndryshojë çdo vit.

XS
SM
MD
LG