Ndërlidhjet

Bagdadi nuk është në rrezik nga IS-i


Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby.
Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, aktualisht nuk kërcënohet nga militantët e Shtetit Islamil (IS), edhe pse ata kanë pushtuar provincën e Anbarit, e cila ndodhet pranë.

Zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby, ka thënë se forcat irakiane të sigurisë vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre mbrojtëse rreth Bagdadit.

Komentet e Kirbyt janë bërë pasi gazeta amerikane “The Washington Post” ka raportuar se mortaja, të hedhura nga militantët e Shtetit Islamik, kanë rënë në qendër të Bagdadit.

IS-i kontrollon tashmë disa pjesë të territoreve në Irak dhe Siri.

Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po kryen sulme ajrore kundër tij.

XS
SM
MD
LG