Ndërlidhjet

Nepal: 27 të vdekur nga orteqet e borës


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët në Nepal thonë se së paku 27 persona kanë vdekur nga stuhitë dhe orteqet e borës.

Ekipet e emergjencës kanë thënë se shumica e të vrarëve janë shtetas të huaj që kanë qenë duke ngjitur malin e Himalajeve.

Mësohet se së paku 70 njerëz vazhdojnë ende të jenë të zhdukur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës.

Operacioni i kërkimeve është duke vazhduar ende.

Stuhitë e papritshme kanë ardhur si pasojë e tajfunit që ka goditur Indinë disa ditë më herët.

Tetori në Nepal është kulmi i sezonit të ecjes në male.

XS
SM
MD
LG