Ndërlidhjet

Takim pozitiv midis Putinit dhe të tjerëve


Millano
Millano

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka thënë se beson në mundësitë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Ai ka pritur sot në Millano presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe disa liderë evropianë.

“Në përgjithësi jam shumë pozitiv pas këtij takimi”, ka thënë Renzi.

Putin po ashtu ka thënë se takimi ka qenë i mirë dhe pozitiv.

Ndërkaq, kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se Putini ka siguruar liderët e tjerë se Rusia nuk do një Ukrainë të ndarë apo një krizë të ngrirë.

XS
SM
MD
LG