Ndërlidhjet

Liderët islamik në Pakistan, dënojnë IS


Talibanët në Pakistan
Talibanët në Pakistan

Një grup i klerikëve kryesor në Pakistan, kanë dënuar militantët e Shtetit Islamik (IS), dhe kanë shfaqur shqetësimet se ky grup mund të rekrutojë myslimanë të këtij vendi, për t’ju bashkangjitur atyre.

Këshilli Ulema Pakistan (PUC) ka thënë e militantët e IS, e cila kontrollon sipërfaqe të Irakut dhe Sirisë, shkelin mësimet islame.

"Islami dhe myslimanët nuk mund të mbështesin vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe të shkatërrimit të pronave të tyre, nga duart e IS”, thuhet në një deklaratë të tyre.

PUC, po ashtu ka thënë se njerëzit dhe të rinjtë e shteteve myslimane duhet të qëndrojnë larg grupeve të tilla të dhunshme, që veprojnë kundër asaj që e mëson islami dhe Profeti Muhammed.

Pakistani, tash sa vite është duke u ballafaquar me sulme të përgjakshme nga grupe islamiste terroriste.

Në fillim të këtij muaji, talibanët pakistanezë janë betuar se do të dërgojnë luftëtarë për të mbështetur IS, në Siri dhe Irakl.

XS
SM
MD
LG