Ndërlidhjet

Polonia arresten dy të dyshuar për spiunazh


Pamje, nga Parlementi polak
Pamje, nga Parlementi polak

Një ligjvënës polak, ka bërë të ditur se autoritetet e vendit, kanë arrestuar dy persona, të dyshuar se po punonin për Inteligjencën ruse.

Për këtë ka njoftuar, sot, Marek Biernacki, anëtar i i Këshillit të Inteligjencës në parlamentin polak.

"Aksionet janë duke u marrë lidhur me dy agjent të shtetit rus”, ka thënë Biernacki.

Prokurorët kanë njoftuar se njëri prej të arrestuarve ka shërbyer për ushtrinë polake dhe tjetri është një avokat i Varshavës, por ata nuk kanë treguar publikisht se për cilin këta persona po spiunonin.

Këto aksione po ndodhin, pas marrëdhënieve të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit, mbi aneksimin e Krimesë nga ana e Moskës, dhe mbështetjen e saj dhënë separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës

XS
SM
MD
LG