Ndërlidhjet

Arrestohet gjermanja që dërgoj të birin 8 vjeçar në luftë në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Një grua gjermane është arrestuar nga autoritetet e vendit, pasi ka dërguar të birin e saj 8 vjeçar, përkrah xhihadistëve në Siri.

Gruaja gjermane, 33 vjeçare por me preardhje irakiane, kishte shkuar në luftë në Siri bashkë me të birin në muajin gusht.

Arrestimi i saj ka ndodhur të dielën, derisa po udhëtonte për në pushime në Austri.

Edhe një tjetër vajzë 20 vjeçare e cila po e shoqëronte gjermanen për në Austri, është arrestuar, kanë bërë të ditur autorietet e vendit.

Ndërsa djali 8 vjeçar i është dorëzuar qendrës austriake për përkujdesin e fëmijëve të mitur, por më pas ai është marrë nga anëtarët tjerë të familjes.

XS
SM
MD
LG