Ndërlidhjet

Tiranë: Dënohet ndezja e Flamurit shqiptar në Beograd


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Shqipëria sot e ka dënuar ndezjen e Flamurit shqiptar gjatë një takimi të futbollit në Serbi, në incidentin e fundit në serinë e rritjes së tensioneve politike ndërmjet Tiranës e Beogradit, pas incidenteve dhe ndërprerjes së duelit për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në Beograd, më 14 tetor.

Ministria e jashtme e Shqipërisë ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë dhe u ka bërë thirrje politikanëve serbë që ta “distancojnë vetveten nga aktet e tilla, që janë të dëmshme për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit”.

Mëtutje, agjencia AFP raporton nga Tirana se incidenti i fundit ka ndodhur në ndeshjen e garave futbollistike në Serbi, ndërmjet Partizanit dhe Cërvena Zvezdës në Beograd, me ç’rast simpatizuesit e ekipit mysafir, Cërvena Zvezda, janë fotografuar duke e ndezur Flamurin e Shqipërisë.

Ky incident edhe më tepër e ka vënë në dyshim vizitën e planifikuar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, që do të ishte e para në 68 vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG