Ndërlidhjet

Australi: Në Irak dërgohen forcat speciale


Julie Bishop.
Julie Bishop.

Ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop, tha sot se është arritur marrëveshje me Bgadadin, për vendosjen e afro 200 ushtarëve të njësiteve speciale për t’i mbështetur trupat e Irakut në luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Minsitrja Bishop tha se është takuar me zyrtarët e lartë të Irakut për finalizimin e marrëveshjes për lejimin e forcave speciale të Australisë, që po presin në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të hyrë në Irak.

Këto komente zyrtarja e lartë e Australisë i ka bërë sot në mbyllje të vizitës së saj dyditëshe në Bagdad.

Australia ishte njëra nga vendet e para që i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG