Ndërlidhjet

Vizita e Edi Ramës në Beograd – më 10 nëntor


Edi Rama
Edi Rama

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se vizita e planifikuar për 22 tetor në Beograd, shtyhet për 10 nëntor.

Mëtutje në njoftimin në faqen në Internet të Kryeministrisë së Shqipërisë, theksohet se zoti Rama dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë biseduar sot pasdite me telefon dhe kanë “rënë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi - Shqipëri, ishin tejet të padëshiruara”.

Në kumtesë theksohet se “mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë atë që ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për tu takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, dhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndrmjet dy vendeve”.

Në njoftim, po ashtu, theksohet se të dy kryeministrat u morën vesh që ta vazhdojnë dialogun e rëndësishëm, që e kanë nisur dhe për “të siguruar se procesi i filluar më 28 gusht në Berlin, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Evropës, si e tërë”.

XS
SM
MD
LG